Pa avokatë dy të akuzuar të rastit Apex

Lajme

Pa avokatë dy të akuzuar të rastit Apex

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 12:14
Ilustrim

Seanca fillestare në Rastin Apex u ndërpre ngase dy të akuzuar nuk kanë avokatë.

Seanca fillestare në Rastin Apex u ndërpre ngase dy të akuzuar nuk kanë avokatë.

Seanca fillestare kundër 11 të akuzuarve për krim të organizuar, detyrim e shtrëngim në Rastin “Apex” u ndërpre sapo nisi, ngase dy të akuzuar nuk kishin avokatë.

Të akuzuarit Gani Zeqiraj e Mujë Berisha u paraqitën pa avokatë në seancë, për arsyen se mbrojtësit e tyre në këtë proces gjyqësor kanë vdekur.

Në këtë gjykim të akuzuarit janë të obliguar të kenë avokatë, ndërsa seanca është ndërprerë derisa Zeqirajt e Berishës t’u sigurohen avokatë sipas detyrës zyrtare nga Oda e Avokatëve.

Seanca u shty për 45 minuta.

Gjatë procesit të mëparshëm gjyqësor, avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar aktakuzën dujke e cilësuar atë të pasafatshme.

Gjyqtarja e EULEX-it Katrien Witteman i kishte pranuar kundërshtimet e avokatëve duke e hedhur poshtë si të pasafatshme aktakuzën në Rastin “Apex” në dhjetor të vitit 2015.

Më pas prokuroria ishte ankuar për këtë hedhje poshtë të aktakuzës në Gjykatën e Apelit, e cila Rastin “Apex” e kishte kthyer në rivendosje.

Çështja pastaj shkoi në Gjykatën Supreme e cila i hapi rrugë rinisjes së procesit gjyqësor në gjykatën themelore.

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzonte Arben e Astrit Krasniqin, Armend Nezirin, Mujë Berishën, Gani Zeqirin, Kushtrim Hakajn, Arsim Mulliqin, Luan Halilin, Agron Hoxhën, Ilir Morinën dhe Avni Morinën për krim të organizuar, detyrim, shtrëngim.

“Qëllimi i këtij grupi ishte përftimi material duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimet serioze për t’i detyruar bizneset apo individët tjerë që t’i mbyllin kazinotë e tyre, të largojnë makina të caktuara të lojërave të fatit, apo të veprojnë sipas kushteve të pafavorshme për ta”, thuhej në aktakuzë./Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat