Luan Krasniqi: Ja kush duhet t’i fitojë zgjedhjet në Gjermani

Lajme

Luan Krasniqi: Ja kush duhet t’i fitojë zgjedhjet në Gjermani

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 23:29
Luan Krasniqi

Luan Krasniqi mbështet Angela Merkelin për kancelare të Gjermanisë.

Ish-boksieri shqiptar me famë botërore Luan Krasniqi edhe një herë ka shprehur mbështetjen e tij Angela Merkelin, e cila po kërkon një mandat të katërt si kancelare e Gjermanisë.

Krasniqi është shfaqur në një spot publicitar të fushatës elektorale në krah të personaliteteve të tjera në fusha të ndryshme që bëjnë thirrje për të votuar kancelaren Angela Merkel.

Thotë se Merkel gjithmonë jep më të mirën nga vetja.

“Puna e saj është fantastike, prandaj e mbështes atë” , theksoi ai.

‘Sepse ajo jep gjithmonë 100 për qindëshin nga vetja”, tha Krasniqi.

46 vjeçari nga Juniku ditë më parë është takuar me Merklin të cilën e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani për përcaktimin e Kancelarit dhe të deputeteve të Bundestagut (Parlamenti Federal) do te zhvillohen nesër me 24 shtator 2017.

Sondazhet e para tregojnë se Merkel do të jetë sërish kryesuese, ndërkohë që ekspertët i tremben një pjesëmarrjeje të ulët në votime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat