"Ne bëjmë komandën këtu", shqiptari "masakron" grekun brenda në burg

Lajme

"Ne bëjmë komandën këtu", shqiptari "masakron" grekun brenda në burg

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 18:21
ilustrim

[sherri] Ka përfunduar keq sherri i nisur mes një shqiptari dhe një greku, në një burg të Greqisë. Është si përherë, rivaliteti për të bërë komandën në burgje, ai që i ka çuar të rinjtë në një "luftë hakmarrëse".

Ngjarja ka ndodhur në një burg në Kretë, ku shqiptari 33-vjeçar qëlloi me grushte e shqelma në kokë, fytyrë e trup të riun 29-vjeçar nga Kreta.

Policia ka bërë me dije për mediat greke se në këtë burg prej vitesh nuk sillen të dënuar shqiptarë dhe se shqiptarët që kanë ngelur për të vuajtur dënimin në këtë burg, mbahen në sektorë të veçantë për shkak të konflikteve që kanë me kriminelët grekë.

Mediat greke kujtojnë se në prill të vitit 1999, në këtë burg u vra greku G. Sopasi dhe që atëherë shqiptarët nuk i fusin në qelitë kryesore të burgut. Kush transferohet për të qëndruar tranzit në këtë burg, mbahet në një sektor të veçantë.

Pikërisht 33-vjeçari shqiptar u transferua për të qëndruar një ditë, pasi kishte gjyqin në Kretë për grabitje me armë.

Ai kërkoi të drejtat e tij për të kaluar natën në qelitë kryesore të burgut dhe u fut në një qeli me grekun 29-vjeçar të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ky i fundit njihet në burg si djalë i kulturuar dhe që punon për të nxjerrë para në burg. Dyshohet se 33-vjeçari shqiptar është nxitur nga grupi i shqiptarëve që mbahen në sektor të veçantë me qellim për te treguar forcën ndaj grekeve, pra “ne bëjmë komandën këtu”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat