Ministri i brendshëm serb: Tërheqja e Kosovës nga Interpol, fitore e madhe për Serbinë

Lajme

Ministri i brendshëm serb: Tërheqja e Kosovës nga Interpol, fitore e madhe për Serbinë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 21:12
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka reaguar pas tërheqjes së Kosovës nga aplikimi për UNESCO.

Stefanoviq e ka cilësuar këtë vendim si fitore të madhe diplomatike për Serbinë.

“Fitorja e madhe diplomatike e Serbisë dhe e ministrisë së brendshme është se kemi arritur të bindim kolegë nga e gjithë bota që të mos e bështesin Kosovën në INTERPOL, sepse vetëm Serbia është vend i njohur nga Kombet e Bashkuara, dhe nuk mund të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha ai për RTS.

Qeveria ditë më parë vendosi të hiqte dorë nga aplikimi, pasi nuk ishin siguruar votat e mjaftueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat