Fotoja e pazakontë e ambasadorëve amerikanë në Ballkan

Lajme

Fotoja e pazakontë e ambasadorëve amerikanë në Ballkan

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:35
Ambasadorët amerikanë në Ballkan

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të akredituar në vendet e Ballkanit  në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kroaci dhe vende të tjera  kanë realizuar një takim të me dy diplomatë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee dhe Matthew Palmer.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në llogarinë e tij në Twitter, i cili ka publikuar edhe një fotografi të pazakontë.

Ambasadorët përfshirë edhe zyrtarët e lartë nga Uashingtoni, në këtë fotografi shihen duke kërcyer me duart e ngritura lart.

Nuk dihet se ku  është realizuar fotografia interesante.

“Jam mbushur me energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Delawie. 

Image
Greg Delawie ne Twittwr
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat