Jovanoviq: E ardhmja e Serbisë është në NATO dhe jo në koalicionet e këqija me Rusinë

Lajme

Jovanoviq: E ardhmja e Serbisë është në NATO dhe jo në koalicionet e këqija me Rusinë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:21
Çedomir Jovanoviq

Kështu shprehet lideri i Partisë Liberal-Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviq ka thënë se dialogu i brendshëm për Kosovën do të jetë i mundur nëse jemi të gatshëm të bisedojmë.

Sipas tij, momentalisht nuk ka dialog meqë kemi një pushtet i cili mbyt pakicën dhe vazhdimisht heton qëllimet e atyre që e kritikojnë, sikundër edhe opozitën dhe intelektualët të cilët nuk janë në nivel të detyrës që të flasin qartë për problemet.

Jovanoviq ka paralajmëruar se së shpejti do të ofrojë një platformë më të gjerë e cila, pos për çështjen e Kosovës, do të krijojë hapësirë për artikulimin e alternativës, shkruan media serbe.

Ai citohet të ketë thënë se partia e tij LDP e sheh të ardhmen e Serbisë në NATO dhe jo në koalicionet e këqija me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat