Ministri Tahiri, për vrasjen e 16-vjeçarit: Autori i krimit të gjendet sa më parë

Lajme

Ministri Tahiri, për vrasjen e 16-vjeçarit: Autori i krimit të gjendet sa më parë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:08
Aulon Zeka

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar pas vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka sot në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se “është e papranueshme humbja e jetës në këto rrethana”.

Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Zeka. Ka thënë se i ka ofruar mbështetje prokurorisë që ta hetojë rastin dhe ta gjejë sa më parë autorin e krimit.

“Sot u tronditëm nga një rast i rëndë i vrasjes së një të riu në Prishtinë. Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe njëherit uroj që të jetë rasti i fundit kur merren jetë njerëzish. Kam dhënë mbështetjen time të plotë organeve të policisë dhe prokurorisë që autori i krimit të gjendët sa më parë dhe të dalë para përgjegjësisë”, ka thënë Tahiri.

Ministri Tahiri ka deklaruar se “humbja e jetës dhe veçmas një të riu në këto rrethana është tërësisht e papranueshme dhe ne si shoqëri duhet të reflektojmë për t’i mbyllur derën një herë e përgjithmonë krimit në Republikën e Kosovës.”

Aulon Zeka është gjetur sot i pajetë në afërsi të rrugën “Gjon Sereqi’ në Prishtinë. Ndërkohë që policia po merret me identifikimin e personave të dyshuar. Prokuroria e ka cilësuar si vdekje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat