Dalin detaje të tjera rreth vrasjes në Pejë

Lajme

Dalin detaje të tjera rreth vrasjes në Pejë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 21:40
ilustrim

Pasditen e 14 shtatorit Idriz Gega mbeti i vrarë dhe djali i tij Feridi u plagos nga fqinji i tyre Fatmir Llonçari.

Rreth kësaj ngjarje tragjike familjarët refuzuan të prononcohen para kamerës së RTV Dukagjinit, por një reagim pati prej tyre përmes rrjetit social Facebook.

Këto denoncime i mohon të jenë bërë nga ana e familjarëve, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë Xhevat Ibra.

Sipas tij në sektorin e hetimeve të policisë ekzistojnë të dhëna se në vitin 2002 ka ndodhur një “ngacmim/frikësim” në mes të dyshuarit dhe vëllait të të ndjerit Selim Gega, ndërsa në vitin 2008 ka ndodhur një tentim vrasje direkt në të ndjerin.

Policia gjatë ditës ka lëshuar edhe një komunikatë në të cilën thotë se policia ka vërtetuar se viktima Ferid Gega, i plagosur nga kjo ngjarje është i dyshuar për veprën e vrasjes në tentativë dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armëve.

Me vendim të prokurorit ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat