Rrëfehet familjari, ja si ndodhi vrasja me sëpatë sot në Pejë

Lajme

Rrëfehet familjari, ja si ndodhi vrasja me sëpatë sot në Pejë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 22:31
ilustrim

Njëri prej familjarëve të të vrarëve sot në qytetin e Pejës, Gazmend Gega, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka rrëfyer ngjarjen që ndodhi.

Ai ka treguar se si dorasi ka marrë sëpatën dhe ka vrarë të afërmin e tij.

“Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo  heshtje nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia”, ka shkruar ai.

Më poshtë, statusi origjinal i Gazmendit:

Ndodhi ajo e cila edhe u prit!!!

Me datë 10.12.2008, Idriz Gega nga Peja, u sulmua brutalisht me sëpatë në oborrin e shtëpisë nga komshiu i ligë Fatmir Llonçari. Pas seancës gjyqësore i pandehuri për tentim vrasje i cili edhe u vërtetu se ishte i sëmur psiqik, u dënua vetëm me 4 vite heqje lirie dhe prap u leju të jetonte afër shtëpisë së viktimës.

Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo heshjte heshjte nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia.

Sot rreth orës 15:15, vrasësi prap morri sepatën dhe i bëri të njejtën gjë plakut 82 vjeçar, por kësaj rradhe me vatalitet. Prezent ishin bashkëshortja e të ndjerit dhe nusja e djalit me fëmijë. Ndërkohë erdhi edhe djali i të ndjerit i cili u qëllu me breshëri plumbash nga vrasësi.

Ju lutem të gjithëve, posaqërisht mediat të mos e keqinterpretojn rastin!

GAZMEND GEGA

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat