E zë gjumi pranë timonit dhe përplaset me kamionin – e bija e tij që ishte brenda “fluturon” nga dritarja

Lajme

E zë gjumi pranë timonit dhe përplaset me kamionin – e bija e tij që ishte brenda “fluturon” nga dritarja

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 17:16
Pamje nga video

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshente “fluturon” nga dritarja e përparme e veturës, pasi babanë e saj e zuri gjumi derisa ishte pranë timonit.

Babai i saj kishte humbur kontrollin mbi timonin, dhe kështu ishte përplasur me rimorkion e kamionit që po lëvizte me shpejtësi të madhe në autostradë.

Si pasojë e kësaj përplasje, 13-vjeçarja e cila nuk kishte vënë rripin e sigurisë është hedhur nga dritarja e veturës dhe ka përfunduar më fytyrë në rrugë, ku pranë saj po kalonin veturat me shpejtësi të madhe.

Çuditërisht askush brenda veturës nuk është lënduar seriozisht, madje babai i saj del jashtë për ta marrë të bijën që dukej se kishte probleme me dorën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një autostradë në qytetin kinez Hangzhou. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat