Drecun: E papranueshme për Serbinë që Kosova të bëhet pjesë e Interpol-it

Lajme

Drecun: E papranueshme për Serbinë që Kosova të bëhet pjesë e Interpol-it

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 10:59
Milovan Drecun

Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.

“Për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të bëhet anëtar i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jepte atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt, jo përmes UNMIK-ut”, ka thënë Drecun për median serbe.

Ai ka shtuar se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do ta fuqizonte prezencën e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare, prandaj Serbia e sheh të papranueshëm një anëtarësim të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat