Erdogan i kundërvihet zyrtarisht Gylenit në Kosovë

Lajme

Erdogan i kundërvihet zyrtarisht Gylenit në Kosovë

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:58
International Maarif Schools of Kosovo

Pasi dështoi të bind autoritetet vendore se shkollat e supozuara të jenë të kontrolluara nga Fetullah Gylen i cili në Turqi njihet si terrorist, presidenti turk Recep Tayip Erdogan i është kundërpërgjigjur duke e hapur një shkollë të qeverisë turke në Kosovë.

Bëhet fjalë për shkollën “International Maarif Schools of Kosovo” e cila është hapur fillimisht në Prizren. Ajo dot ë nisë mësimin njëjtë sikurse shkollat e tjera publike edhe ato të Gylenit, me 4 shtator.

Në hapje të kësaj shkolle që sipas Ambasadës Turke në Kosovë po cilësohet si më e mira në botë, sipas ambasadores të e vetmja e tillë në botë dhe se është ndryshe nga të gjitha të tjerat të cilat janë  të ndërtuara nga Qeveria e organizata të ndryshme turke.

Ajo shfrytëzoi këtë vizitë që të bëjë thirrje edhe njëherë për institucionet e Kosovës që të mbyllin shkollat e Gylenit duke përsëritur faktin se diplomat e këtyre shkollave nuk njihen në Turqi.

“Fondacioni MARIF është i themeluar me një ligj special nga Kuvendi i Turqisë i cila ka qëllim zhvillimin e aktiviteteve arsimore në vende të ndryshme të  botës duke përfaqësuar arsimin turk.

E përfaqësuesit e fondacionit turk MARIF nuk folën për ato që po quhen institucione arsimore të Gylenit në Kosovë derisa nuk dhanë as detaje nëse do të ndërtojnë shkolla tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat