Vitin që vjen bëhen 80 vjet pa rrugë automobilistike të pa asfaltuar

Lajme

Vitin që vjen bëhen 80 vjet pa rrugë automobilistike të pa asfaltuar

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 10:58
Ministra e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli në bisedë të përzemërt me Z. Ibrahim Hajdarmataj

Ne fshatin Zogaj te Malesise se Gjakoves te Tropojes, me popullsine e kesaj zone te Bytyçit u organizua nje takim me ministren e mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli, deputete e Partise Socialiste per qarkun tone Kukes. 

Ajo foli perzemersisht me pjesemarresit, ku u shkembyen mendime te ndryshme. Ne fjalen e saj Znj. Mimi Kodheli shprehu konsideraten e larte per pritjen e perzemert e vellazerore nga banoret e kesaj treve.

Ajo  tha se keto qe po thoni po me duket vetja qe une kam lindur dhe jam rritur mes jush. Pjesemarresit i thane Ministres se Mbrojtjes se kemi shume halle ketu ne Malesi, por halli me i madh,  eshte rruga e makines, e cila eshte bere ne vitin 1938 nga Italia, per te lidhur Kam-Zogaj-Qafe Prush me Gjakoven, gjithsej 20 kilometra per shfrytezimin e nentokes me mineral te bollshem kromi.

Eshte e habitshme fakti se te gjithe kanditatet per deputet na kane genjyer, duke na thene se keto 20  kilometra rruge do ti asfaltojme, ku deri me sot nuk eshte bere asgje.

Znj. Mimi Kodheli ne fund te bisedes, pasi shpalosi objektivat qe do merren gjate ketyre kater vjeteve 2017-2021 ajo tha: “ ne te gjitha takimet qe kam bere ne fshatra te qarkut te Kukesit keto dite, nuk kam premtuar, por ju, po ju premtoj se rruga do te asfaltohet nga qeveria jone brenda vitit 2018”. 

Duartrokitjet e Malesoreve nuk kishin te mbaruar. Takimi perfundoi ne menyre te perzemert me shtrengime duarsh dhe foto

Image
Ekipi përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes për rregullimin e rrugës automobilistike

Fjalet filluan te lidhen me vepra, keshtu keto dite te muajit Gusht 2017, ku temperature po i kalon 35 grade Celsius, nje grup pune u dergua nga ministrja e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli per shtrimin, mbushjen e gropave dhe zgjerimin e rruges automobilistike Kam-Zogaj-Qafe Prush 20 kilometra.

Te bie ne sy puna e palodhur e teknikut te ndertimit te brigades se Xhenios se Tiranes Z.Tafe Hasa  dhe manovratoret zoterinjt Durim Alushi e Fatmir Ferati, si dhe shoferet e palodhur Mevlan Haliti dhe Kujtim Hodo.

Gjithashtu nje ndihmese dhe nje bashkepunim te ndersjellte  ky ekip qe perfaqesoj brigade e Xhenios se Tiranes, paten me perfaqesuesit e pushtetit vendor zoterinjt Kujtim Gjediaj dhe Fatmir Muhametaj. 

Image
Çaste nga puna për rregullimin e rrugës.

Komandanti i batalionit te Xhenios Nenkolonel Hajdar Gurra si dhe Komandanti i brigades se Xhenios se Tiranes Kolonel Gasper Lala muaren falenderime keto dite te perzemerta nga komuniteti i krahines se Zogaj dhe i pushtetit vendor te kesaj zone, per punen e palodhur, per sakrificat qe bene punonjesit e tyre per mbushjen e gropave, shtrimin me zhavorr dhe cakull, zgjerimin e rruges automobilistike, duke hedhur brenda tre javeve te muajit Gusht 2017 me mijera tonelata zhavorr dhe cakull.

Falenderim me i vecante eshte nga banoret e kesaj treve per perkujdesjen dhe punen e shkelqyer te bere nga ana e ekipit perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes  per rrugen automobilistike dhe per ndihmen e pakursyer qe ka dhene Znj. Mimi Kodheli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat