Fotografi me shumë dashuri dhe prekëse, që po bën xhiron e botës

Lajme

Fotografi me shumë dashuri dhe prekëse, që po bën xhiron e botës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:54
Një vogëlushe amerikane, tani rreth 5 vjeçe, duke qëndruar e varur me mall e dashuri mbi pllakën e varrit të babait të saj.

Kjo që është fotografia e një vogëlushe amerikane, tani rreth 5 vjeçe, duke qëndruar e varur me mall e dashuri mbi pllakën e varrit të babait të saj, i cili pati një vdekje të parakohshme, dhe ka hyrë tashmë në rradhën e atyre fotove, që thuhet se po bëjnë xhiron e botës, duke shfrytëzuar rrjetet sociale në internet, ka prekur shumë zemra. 

Sepse, janë pra fëmijët tanë, ata që po na e bëjn jetën tonë, për çdo ditë të plotë dhe të lumtur, jan ata që na kthejnë buzëqeshjen në buzë, edhe pas ndonjë një mërzie.

Janë ata fëmijët tanë që na heqin cdo lodhje mendore apo fizike sapo i marrim në perqafim sepse fëmijët kudo janë spiranca e jetës, shkëmbi që mban të fortë dashurinë tonë për jetën dhe për njerëzimin.

Image

Cka edhe çdo prind i mirë gjatë gjithë jetes mundohet në mënyrën më të mirë që di, të rrisë dhe të edukojë fëmijën e vet, me atë dashurinë hyjnore të prinderëve, ashtu si e ka dhën Zoti, dhe ashtu si na kan rritur edhe ne prindit tanë.

Siç tregon dhe kjo fotografi e marrë nga e veja - dhe publikuar edhe në portalin shqiptar gazetën Bota, duket kjo vajzë e mallëzuar, e ndier për mungesën e babait me atë dashurinë fëmijërore për prindin, e cila ka reaguar në mënyrën më të dashur në ditëlindjen e tij, për baban e saj që vdiq dhe e la fare të vogël. 

Ajo duket sipas fotos me plotë dhimbje, dhe e ndien mungesën e tij, pasi e ka shtrënguar fort dhe në meditim atë, me të duart e njoma sikur po përqafon babain e saj.

Simbas portalit “Bota”, thuhet se kjo foto i ka prekur të gjithë, teksa ka bërë xhiron e botës, dhe ka marrë pas edhe miliona komente ngushëllimi . 

Më tej gazeta në fjalë shkruan se ka qenë një grua amerikane, e quajtur Jennifer Bettelyoun, nga Florida, e cila postoi një foto të vajzës së saj, teksa ajo ishte varur mbi varrin e të atit, që ishte vrarë, në një trajnim të forcave ushtarake. 

Vajza shkruhet në diçitur  shkoi te varri për ditëlindjen e babait të saj, në mungesë dhe mban një dedikim në duar, teksa është e përkulur mbi gurë e hidhëruar në heshtje, pasi nuk arriti t’a përqafonte kështu baban e saj, mbasi ajo ishte dy vjet më parë shumë e vogël veçse 3 vjeç.

Image

Kjo fotografi e publikuar edhe nga rrjeti social shqiptar Bota, tregon edhe një her atë hidhërimin e thellë, dashurinë dhe mungesën e babait të saj , ndjeshmërin e fëmijës për mungesën e prindit, babait i cili humbi jetën kur ajo ishte në moshën 3 vjeçare,. 

Kjo tregon se fëmija dhe prindi, ose edhe anasjelltas pra prindi dhe fëmija, kan një lidhje të fort biologjike, dhe shpirtërore të quajtur dashuri hyjnore. 

Çka më së miri e tregon dhe kjo foto, e cila i ka prekur të gjithë, teksa thuhet se ajo ka bërë xhiron e botës, dhe  tashmë fal rrejteve sociale ajo ka marrë miliona komente ngushëllimi . 

“Më vjen keq t'ju informoj për vdekjen e parakohshme të TSGT Marty B. Briptoun, 35 vjeç, burrit tim, do të shkruante gruaja e ve, Jennifer Bettelyoun, e cila postoi një vit më vonë, edhe një foto të vajzës së saj, duke sqaruar se ai ka vdekur më 3 gusht 2015 si pasojë e një aksidenti të trajnimit të lirë në zonën e trajnimit ushtarak në Eglin Florida.  Ku, ai ishte caktuar në Skuadrën Mbështetëse të Operacioneve të 720 - Wing 24 - Operacioneve Speciale në Hurlburt Field, Floridës”.

Ai vdiq duke lënë pas gruan e tij e devotshme Jennifer dhe pesë fëmijë të dashur, që shkojnë nga mosha 3 deri në 14 vjeç.

Marty kishte lindur në Eugene, Oregon dhe ka mbaruar shkollën e mesme në Oregon gjatë vitit 1997. Ai ka diplomuar në shkollen ushtarake Combat Control School të Aftësimin të Avancuar - Klasa 22. 

Si NCOIC, Surveys dhe Assault, Marty, kishte sherbyer në zonën e sulmit dhe  Menaxhimin e programit, trajnimin dhe mbikëqyrjen e tetë njësive taktike të posaçme që përfshijnë mbi 900 personel të Operacioneve Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat