Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të komunës

Lajme

Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të komunës

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:39
Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është rizgjedhur nga anëtarësia si kandidat për kryetar komune në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, dje në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës, anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.

“Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final: 96.8% kanë votuar "Për" dhe 3.2% kanë votuar "Kundër". Bazuar në këtë rezultat, Shpënd Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes Vetëvendosjes për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat