Lajm i mirë për emigrantët në Angli, qeveria nxjerr ligjin që favorizon të rinjtë

Lajme

Lajm i mirë për emigrantët në Angli, qeveria nxjerr ligjin që favorizon të rinjtë

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 18:08
Londër

Emigrantët nga Bashkimi Europian  do të kenë lehtësira për të marrë vizë nga Britania e Madhe.  Atyre mund t'u jepet vizë dy-vjeçare për të jetuar dhe punuar në UK.

Sipas gazetës së njohur britanike “The Telegraf” Komiteti Këshillimor për Migracionin ka publikuar një raport, ku Britania e Madhe pritet të veprojë si Zelanda e Re, Australia dhe Kanadaja për t`u dhënë një status më të veçantë emigrantët midis moshës 18 dhe 30.

Raporti thotë: “Ka disa arsye pse kemi vendosur këtë moshë, duke qenë se emigrantët më të rinj kanë një shans më të madh për të punuar më gjatë në krahasim me moshat e tjera dhe mund të japin një kontribut më të madh te financat publike, ndërkohë që janë të konsideruar si më të prirur për të pasur sukses”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat