Deputeti serb në Kroaci ka një propozim për serbët e Kosovës

Lajme

Deputeti serb në Kroaci ka një propozim për serbët e Kosovës

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 16:35
Millorad Pupovac

Kryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe (SDSS), njëherësh deputet në Kuvend e kroacisë, Millorad Pupovac tha se ka shumë ngjashmëri sa i përket pozitës midis serbëve në Kosovë dhe atyre në Kroaci.

Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë të organizohen dhe të krijojnë institucionet në përputhje me dokumentet ndërkombëtare.

“Me kënaqësi do të bashkëpunojmë me ju dhe të shkëmbejmë përvoja, meqë ka shumë ngjashmëri midis pozitës suaj dhe tonë (serbëve në Kroaci)”, ka thënë Pupovac në një intervistë për gazetën “Jedinstvo” në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat