Akademiku serb: Kosova s’është Serbi, nuk mund ta ruajmë atë që nuk na takon

Lajme

Akademiku serb: Kosova s’është Serbi, nuk mund ta ruajmë atë që nuk na takon

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 16:21
Tibor Varady

Tibor Varady, një akademik serb i cili e përfaqësonte Serbinë në proceset ndërkombëtare ka thënë se dialogu i brendshëm për të ardhmen e Kosovës është shumë i rëndësishëm.

Ai e ka mirëpritur deklaratën e presidentit serb për një dialog të tillë, pasi pretendon se është zgjidhja më e mirë e mundshme.

Në një intervistë për mediat serbe, Varady ka thënë se Kosova ‘de facto’ nuk është pjesë e Serbisë, dhe si e tillë shteti serb nuk mund të ruajë diçka që nuk i takon.

“Ne duhet ta dijmë se Kosova de facto nuk është pjesë e Serbisë, pavarësisht se çfarë duam ne. Nuk është as në aspektin legjislativ, as administrativ dhe as gjyqësor. Në këtë situatë nëse themi se po e ruajmë Kosovën, nuk është retorikë e përshtatshme”, ka thënë akademiku serb.

Sipas tij kjo dëshmohet edhe nga mos-ekstradimi i tij në Serbi, gjatë kohës sa ishte në Strasburg.

I pyetur për ngjashmëritë ndërmjet popujve të Kosovës dhe të Serbisë, ai tha se janë krejtësisht të ndryshëm.

“Realiteti është se në Kosovë janë rreth dy milionë njerëz, nga të cilët mbi 90% kanë një kulturë krejtësisht të ndryshme politike dhe sociale me serbët”, tha ai.

Ai beson se edhe në Evropë është i padiskutueshëm se negociatat duhet të vazhdojmë për mënyrën se si do të jetojnë dy popujt.

Varady nuk beson se është i mundur konsensusi, por përsërit se dialogu i brendshëm është shumë i rëndësishëm.

Akademiku serb gjithashtu tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili përdoret si argument për pavarësinë e Kosovës nuk është i drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat