Ja pse ndodhë seksi me kafshë

Lajme

Ja pse ndodhë seksi me kafshë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 22:07
Foto ilustrim, Lopë

Njerëzit kanë dëshira seksuale nga më të ndryshmet, por, ka disa që e kryejnë këtë akt edhe me kafshët.

Ngjashëm ndodhi dhe me rastin e fundit të një kosovari 60 vjeçar në Zvicër, i cili u dënua nga gjykata për abuzim me një lopë, pasi ai pranoi se kreu seks me të për tre herë.

Por, ky nuk llogaritet të jetë rasti i vetëm i kreyerjes së një akti seksual me kafshët. Sipas raportimeve të mediave të huaja raste të tilla ndodhin shpesh por asnjeherë nuk bëhen publike apo rrallë herë raportohen.

Megjithatë Hajrullah Fejza, Doktor shkence i seksologjisë, thotë se një akt i tillë seksual me kafshët është devijim që vjen ose nga problemet e mëhershme të personit në fëmijëri ose nga mungesa e partnerit.

Tutje ai ka shtuar se ndonëse marrëdhëniet me kafshë mund të jenë të rrezikshme, në disa vende është gjetur një zgjidhje për këtë problem, pasi ka zona të veçanta ku u ofrohet njerëzve të kategorisë së tillë kryerja e seksit me kafshë.

Aktin seksual me kafshët  organizatat për mbrojtjen e kafshëve, e cilësojnë përdhunim dhe për këtë arsye ata thonë se duhet pasuar dënimi me burg. Megjithatë në vendin tonë ende nuk ka ndonjë ligj që sanksionon abuzimin seksual me kafshët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat