Viktimat në plazh, sytë nga Federata që shpëton jetë

Lajme

Viktimat në plazh, sytë nga Federata që shpëton jetë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 00:59
Shoqata

Kjo verë, ashtu si edhe në të shkuarën, ka qenë e mbushur me njerëz që humbin jetën tragjikisht në plazhet e Shqipërisë. Fatkeqësia ka bërë, që viktimat që e kanë pësuar për shkak të dallgëve apo pamundësisë së tyre për të notuar si duhet, ka shkaktuar edhe viktima të tjera. Vetëm në javën e fundit, dy persona kanë humbur jetën, duke u mbytur në tentativën për të shpëtuar persona që kanë pasur probleme në det. Pra, nuk janë vetëm fatkeqët që hasin probleme në notim, por ka edhe viktima “heroike”, të atyre që shkojnë për t’i shpëtuar.

Gjithsesi, dashamirësia për të shpëtuar jetë njerëzish, nuk duhet bazuar vetëm te dëshira, por edhe te përgatitja. Duhen njerëz të specializuar dhe të aftë për të ruajtu bregdetin dhe mbi të gjitha, të kualifikuar që të përballojnë situata të vështira në det. Pikërisht për këtë arsye, Ligji i Republikës së Shqipërisë, parashikon që bregdeti të jetë i ruajtur nga Vrojtues të Plazhit dhe të shpëtimit në ujë. Për këtë arsye ka edhe një Federatë, e cila vetëm pak ditë më parë ka shpërndarë edhe Çertefikatat për 23 Vrojtues të Plazhit, të cilët kanë përfunduar të gjitha kualifikimet teroike dhe praktike, duke u licencuar tashmë si të aftë për të marrë zyrtarisht përgjegjësinë e Vrojtuesit dhe Shpëtimtarit në Ujë. “VIP SPORT” ka analizuar edhe funksionin e Federatës, që është e vetmja e kualifikuar, për të shpëtuar jetë njerëzish sa i përket bregdetit…

Dobia e Federatës shqiptare “VROJTUESIT E PLAZHIT DHE SHPËTIMIT NË UJË”

Federata Shqiptare jep mundësinë e kualifikimit dhe lincecimit të vrojtuesve të Plazhit, të cilët do jenë të aftët ë ruajnë bregdetin dhe të përballojnë me sukses incidente nga më të ndryshmet. Por, dobia në një këndvështrim tjetër, është ajo e hapjes së vendeve të punës. Duke qenë se të gjitha subjeket që ushtrojnë biznesin e tyre në bregdet, e kanë të detyrueshme me ligj që të paguajnë vrojtues Plazhi, kjo jeop mundësinë e hapjes së afro 2000 vendeve të reja të punës në Shqipëri. Edhe pse bizneset e kanë detyrim për të pasur vrojtues, fakti që kanë abuzuar në këtë aspekt, ka bërë që edhe të humbin jetë njerëzish, të cilat mund të ishin shpëtuar nga profesionistët përkatës.

Deklarata e presidentit të Federatës, Erdit Gega

Gjatë ndarjes së certefikatave për lincecimin si Vrojtues, kreu i Federatës “VROJTUESIT E PLAZHIT DHE SHPËTIMIT NË UJË” ka folur mbi rëndësinë e këtij profesioni, mbi të gjitha te misioni i tyre për të shpëtuar jetë njerëzish. “Është një kënaqësi shumë e madhe për ne sot t’ju kemi të pranishem për të festuar diplomimin e klasës së parë të Vrojtuesve të Plazhit. Në fillim do të doja të falenderoj këta djem dhe vajza, të cilët me dëshirën dhe vullnetin e tyre të mirë besuan dhe morën një rol shumë të rëndësishëm në misionin tonë, në të cilin Ne besojmë me të vërtetë shumë fort. Si çdo kush edhe ne besojmë që është kaq fisnike të shpëtosh jetë.

Ndaj për këtë shërben dhe misioni ynë. Ky profesion është nga me të rinjtë në Shqipëri, por që nga vlera nuk ka te krahasuar, po ashtu misioni ynë është dhe një vlere e shtuar për turizmin, duke krijuar një standard te pazëvendesueshem dhe të domosdoshem për bregdetin dhe turizmin shqiptar, nje standard i cili ende sot fatkeqesisht mungon, ai i sigurise; Eshte misioni i ndergjegjesimit mbi rendesine e jetes njerezore dhe njekohesisht i punesimit te personave te kualifikuar, te cilet mund te bejne diferencen atehere kur me te vertete nevojitet. Do te doja te shprehja mirenjohjen time me te sinqerte dhe per tegjithe punen e madhe dhe perkushtimin e shume prej jush qe, qe ne fillimet tona kane ndihmuar ne krijimin dhe vendosjen e gureve te pare te Federates dhe e kane bere  rrugen tone perpara, drejt zhvillimit me te besueshme. Nje falenderim kam per homologet tane te Federates Italiane te Shpetimit ne Uje qe jane treguar prej fillimit te projektit tone te pakursyer dhe na kane asistuar ne te gjitha hapat ne menyre qe Federata jone te kete nje program dhe strukture sipas standarteve te BE.

Jemi te vetedijshem se Ne, si Federate Kombetare, autoritetipergjegjes per trajnimin, kualifikimin dhe licensimin e Vrojtuesve te Plazhit,  po ndermarrim hapat e pare drejt nje sfidete madhe, nje rrugetim pergjate te cilit nuk mund te ecim tevetem, por jemi mese te bindur se me ndihmen dhe mbeshtetjene duhur, te cilen e presim nga strukturat shteterore, misioni ynenuk do te jete i pamundur.

Jo më larg se pak ditë më parë lexuam dhe dëgjuam  për disa jetë të humbura në plazhet tona. Këto raste fatkeqsish të rënda, duhet të na ndërgjegjësojnë për nevojën e madhe të ruajtjes së jetës njerezore. Te tilla ngjarje na vene te tereve perpara faktit se duhet te jemi me te pergjegjegjshem dhe se masat duhen marre ne kohen e duhur per te shmangur cdo tragjedi njerezore.

Ne besojme dhe jemi shpreseplote se nepermjet bashkepunimit midis te gjithestrukturave tona dhe duke marre persiper pergjegjesite qe na ngarkon ligji, mund te rrisim zbatimin dhe ndergjegjesimin mbi rendesine e sigurisene bregdetin Shqipetar.

Jemi shume te bindur se nisma jone nuk do te kaloje pa u vene re dhe ashtu sic ne e kemi per zemer, do te beje njendryshim me te vertete te dukshem ne rritjen e standartit te turizmit ne vendin tonë”, deklaroi presidenti i Federatës, Erdit Gega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat