Mërgimtari nga Zvicra parkon makinën në mes të rrugës

Lajme

Mërgimtari nga Zvicra parkon makinën në mes të rrugës

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:04
Mërgimtari nga Zvicra parkon makinën në mes të rrugës

Një makinë luksoze me tabela të Zvicrës ka qëndruar e parkuar për një kohë në mes të rrugës “Agim Ramadani”.

Një makinë luksoze e një mërgimtari ka qëndruar për një kohë e parkuar në mes të rrugës “Agim Ramadani” të Prishtinës, njërës prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Makina e parkuar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit ka penguar këmbësorët dhe veturat tjera që ishin në lëvizje në këtë rrugë.

Për 10 minuta sa ka qëndruar gazetari i kallxo.com në vend të ngjarjes askush nga organet e rendit nuk ka ndërhyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat