Këta janë dy deputetët e LDK-së që thuhet se do ta votojnë Haradinajn?

Lajme

Këta janë dy deputetët e LDK-së që thuhet se do ta votojnë Haradinajn?

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 09:50

Formimin e shpejtë të institucioneve po e kërkojnë edhe shtetet e QUINT-it, derisa drejtues të “Vetëvendosjes” dhe të koalicionit LAA këmbëngulin se nuk e votojnë mandatarin e koalicionit PAN për kryeministër, shkruan sot gazeta Zeri.

Ramush Haradinaj i ka siguruar votat e nevojshme në Kuvend dhe javën e ardhshme përfundimisht do të mbahet seanca konstituive. Kështu thonë drejtues të koalicionit PAN, pa e bërë të ditur se cilët janë deputetët tjerë që do ta votojnë mandatarin e tyre për kryeministër.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit koalicioni PAN ka arritur t’i fitojë 39 ulëse në Kuvend dhe po që se i marrin 20 votat e minoriteteve, këtij koalicioni do t’i duhen së paku edhe 2 vota tjera për ta formuar Qeverinë.

Spekulohet se në favor të koalicionit PAN do të votojnë, deputetja e LDK-së Teuta Rugova, vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Naser Rugova.

Për t’i bindur këta deputetë thuhet se qe një kohë të gjatë është angazhuar ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili njëherësh është ndërmjetës i koalicionit PAN.

Gashi ka konfirmuar ditë më parë se ka qenë i pranishëm në takimin e presidentit Hashim Thaçi me Ramush Haradinajn. Ai nuk ka bërë të ditur se çka është folur në takim, por ka thënë se aty ka qenë si mik i Thaçit dhe Haradinajt.

 

Por nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, mohon që ndonjë deputet i tyre do të votojë në favor të koalicionit PAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat