U shënua 90-vjetori i vdekjes të heroinës së popullit “Shote Galica”

Lajme

U shënua 90-vjetori i vdekjes të heroinës së popullit “Shote Galica”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 korrik 2017 Në ora: 11:45
Pamje nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë

Historia shqiptare është përplot data dhe ngjarje, në të cilat, krahas burrave, morën pjesë edhe gratë shqiptare. Ato me forcën dhe fuqinë e tyre, kur kërkohej mbrojtja e atdheut, nuk i përfillnin zakonet e vjetra dhe kanunet e mykura, por dilnin maleve, dhe luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Pjesëmarrja e tyre në beteja tregon se luftërat tona ishin të drejta dhe çlirimtare.

Në Bibliotekën Kombëtare “Pejetër Bogdani” në Prishtinë në praninë e shumë dashamireve në kuadrin e 90- vjetorit të vdekjes së heroinës së popullit "Shotë Galica"- Asociacioni i letrarëve dhe  i artisteve “Art klub ,,Rifat Kukaj" ishte organizator i këtij manifestimin letrar. Në kumtesat e Bedri Tahirit dhe  dr. Mehmet Rukiqit kushtuar këtij përvjetori dhe fjalët përshëndetëse të pranishmeve të tjerë  në mes tjerash u theksua së :” Historia shqiptare  është përplot data dhe ngjarje, në të cilat, krahas burrave, morën pjesë edhe gratë shqiptare. Ato me forcën dhe fuqinë e tyre, kur kërkohej mbrojtja e atdheut, nuk i përfillnin zakonet e vjetra dhe kanunet e mykura, por dilnin maleve, përkrah vëllait, burrit apo djalit dhe luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Pjesëmarrja e tyre në beteja tregon se luftërat tona ishin të drejta dhe çlirimtare. Këtë e vërteton edhe thënia e shkrimtarit tonë Sami Frashërit: “Në cilën anë e luftës i sheh  gratë se kanë rrokur armët, mos dysho në të drejtën që ka ajo anë, sepse gruaja nuk i kap armët pa qenë gjendja e padurueshme”. Në mesin e gjithë atyre grave e vajzave shqiptare, që bën emër në histori, qëndron si një kurorë lavdie nusja e maleve, heroina e popullit, amazona shqiptare, Qerime Halil Radisheva, e skalitur në faqet e historisë me emrin Shotë Galica. Shota u lind në vitin 1895 në Radishevën heroike. Vajzën topolake, te vetmen motër midis gjashtë vëllezërve, e pagëzuan Qerime, por nga dashuria e thërrisnin Shotë. Ky emër përkëdhelës dalëngadalë do ta zëvendësojë emrin e saj të vërtetë dhe do të mbetet i shkruar me shkronja të arta në altarin e pavdekësisë. Mirëpo, koha rrodhi ndryshe.

                      Image

Shota Galica

Në mesin e gjithë atyre grave e vajzave shqiptare, që bën emër në histori, qëndron Shota Galica

Trimi po vuante në burgjet e Serbisë, ndërsa vasha po e përgatiste pajën e nusërisë. Dhe, një ditë u thyen dyert e burgjeve, u vranë rojat, u kapiten malet dhe, rrugët, trimi u gjend në fshatin Radishevë. Ishte fundi i vitit 1915. Shota, shpejt e shpejt, u bë gati, lidhi gërshetat, e vuri plisin e bardhë në kokë dhe e futi nagantin në brez. Trimi dhe Vasha, hipur mbi kuaj e të përcjellë nga bashkëluftëtarët vajtën në fshatin Galicë e prej andej në male. Dalja e Shotës në mal, e veshur si burrë, kishte rëndësi të dyfishtë, e  cila si heroinë luftonte kundër pushtuesve shekullor, që ua kishte marrë lirinë dhe, në anën tjetër, i luftonte zakonet prapanike, të cilat femrën shqiptare e kishin robëruar dyfish. Krahas luftës me armë, Shota e çmonte edhe luftën me penë. Ajo thoshte: “Shtylla e kombit është shkolla në gjuhën e nënës”. Shoqërohej shumë me Igballe Prishtinën dhe librat që ua  sillini nga mërgimi i shpërndanin nëpër  popull. Edhe vetë sa ishe në “Zonën Neutrale të Junikut” e kishte mësuar shkrim-leximin nga mësuesi patriot Nimon Ferizi. Shotë Galica nuk u nda burrit deri në vdekje. Pas varrosjes së tij në thellësinë e shpellës “Çuku që kërcet”, çetën do ta kryesoj Shota, e cila zhvilloi edhe disa beteja fitimtare. Pas betejës së fundit në fshatin  laushë, në vjeshtën e vitit 1926, ku edhe plagoset rëndë, ajo me disa fëmijë të shokëve të vrarë, niset për në Shqipëri. Në fillim u vendos në  fshatrat Shullaz e më vonë në Derven të Fushë-Krujës, në një shtëpi përdhese.                                            

                            Image

Pjesëmarrësit e manifestimit kushtuar përvjetorit te vdekjes se Shotës

Shota e çmonte edhe luftën me penë. Ajo thoshte: “Shtylla e kombit është shkolla në gjuhën e nënës”

Plaga e rëndë, mërzia për Kosovën e robëruar e të lënë në mjerim, dhembja për jetimët kosovarë, që po hiqnin të zitë e ullirit e dobësuan shumë. Gishtat e dorës së djathtë ia prenë mjekët se iu kishin ngrirë nëpër male duke e mbajtur pushkën. Mezi e siguronte kafshatën e bukës për vete dhe për jetimët që i rriste. Nga skamja u detyrua ta shes edhe pasurinë e fundit që e kishte, kalin e Azemit, Allçin. Më 10 korrik  të vitit 1927, në moshën 32-vjeçare, në gjendje të mjerueshme, i mbyll sytë njëherë e përgjithmonë heroina shqiptare Shotë Galica. Varrimi i saj u bë në Fushë- Krujë, nuk u bë në heshtje, siç dëshironte qeveria e Ahmet Zogut. Në përcjelljen e saj të fundit erdhën shumë njerëz nga rrethe të ndryshme. Në vitin 1962, Shteti Shqiptar ia ngriti lapidarin në Fushë-Krujë duke e nderuar edhe me titullin e lartë heroinë e popullit. As në Kosovën martire kujtimi për këtë heroinë nuk u shua kurrë. Heroina Shotë Galica mbetet simbol i qëndresës së femrës shqiptare për të gjitha kohët. Ajo, me trimërinë e saj, frymëzoi dhe cyti të gjitha mendjet krijuese. Kështu, për të u thurën këngë, u skalitën lapidarë, u hartuan poezi, u shkruan tregime, romane e drama. Si përherë, përmendoren e parë dhe më të bukurën ia bëri krijuesi popullor me vargjet e tij brilante: Në Drenicë lindi një trimëreshë, E ka lind nëna me armë ngjeshë, me kapuç të bardhë e më tirq të zi bolle bukur me pa me sy. Që ditën kur ajo bashkohet me Azemin, lidhje kjo që simbolizon unitetin dhe bashkimin kombëtar të të dy gjinive në luftë për çlirim kombëtar, krijuesi popullor e cilëson si bashkim të dy luanëve, duke e quajtur Nuse të luftës, emër ky që do ta përcjell deri në amshim: Mëngjes i bardhë, në të agu Nuse Shota në ’luftë ka shkua. Hoqi unaza e jelek, Ngjeshi gjerdanin me fishekë. Mbete ti Nuse e Luftës. Në fund të këtij përvjetori  u deklamuan disa  poezi nga aktori Shaqir Bejta. Ndërkaq Pëllumb Gashi anëtar i Ansamblit Shote Galica nga Drenasi interpretoi këngë për Heroinën e popullit. Nga ky takim iu bë apel dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që eshtrat e Shotë Galicës të sillen nga Shqipëria në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat