Humbin jetën katër fëmijë, pasi që shoferi i kamionit që i godet po ndërronte këngën në telefon dhe nuk i kishte sytë në rrugë (+18)

Lajme

Humbin jetën katër fëmijë, pasi që shoferi i kamionit që i godet po ndërronte këngën në telefon dhe nuk i kishte sytë në rrugë (+18)

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 11:21
Pamje nga video

Nuk është e pazakontë që në autostrada të ndodhin aksidente, por shpesh ato ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferit.

Megjithatë, ky rast që ka ndodhur në Britaninë e Madhe është unik për faktin se videoja e tragjedisë në të cilën kanë humbur jetën katër fëmijë, e ka transmetuar policia dhe ka lutur qytetarët që ta shpërndajnë sa më shumë që të shërbej si paralajmërim.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq pamjet e shoferit brenda kabinës si dhe në rrugë para tij.

Në një moment ai merr telefonin mobil, dhe derisa tenton ta ndërroj këngën në telefon përplaset keq me disa vetura.

Ai nuk kishte vërejtur se para tij ishte krijuar një kolonë e gjatë e veturave që po qëndronin të ndalura.

Si pasojë e kësaj, tri vetura janë shkatërruar plotësisht në përplasjen e drejtpërdrejt ndërsa katër fëmijë që gjendeshin brenda tyre kanë humbur jetën.

Siç raporton Independent, shoferi i kamionit është dënuar me 10 vite burgim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat