Flet ambasadori Delawie pas takimit me Pacollin: Do t’i takojmë të gjithë

Lajme

Flet ambasadori Delawie pas takimit me Pacollin: Do t’i takojmë të gjithë

Nga: B.S Më: 11 korrik 2017 Në ora: 11:03
Ambasadori amerikan, Greg Delawie

(E plotësuar) - Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie të martën është takuar me presidentin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Takimi ka zgjatur për më se një orë dhe është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e AKR-së.

Pas takimit, ambasadori Delawie ka folur shumë shkurt për media, duke thënë se do t’i takojë të gjithë.

Delawie: Do t’i takojmë të gjithë

"Më falni, do t'i takojmë të gjithë", tha diplomati amerikan.

Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli nuk doli fare nga zyra. Zyrtarë të AKR-së thanë se kreu i kësaj partie nuk do të prononcohet për media.

Ambasadori Delawie të hënën ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. 

Image

Takimi Delawie-Pacolli me dyer të mbyllura

Ka nisur takimi në mesditë ndërmjet ambasadorit të SHBA në Prishtinë Greg Delawie dhe presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli.

Takimi është duke u zhvilluar  në selinë e AKR-së dhe  është i mbyllur për mediat.

Greg Delawie në takim me Pacollin

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, do të takohet sot në ora 11 me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Nuk është raportuar për arsyet e këtij takimi, por Delawie dje ishte takuar edhe me kandidatin për Kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.

Pas takimit as Delawie as Haradinaj nuk janë prononcuar për media. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat