Reagon familja Kurtolli, tregon se si ndërroi jetë familjari i tyre në Velipojë

Lajme

Reagon familja Kurtolli, tregon se si ndërroi jetë familjari i tyre në Velipojë

Nga: B.S Më: 8 korrik 2017 Në ora: 18:31
Plazhi në Velipojë

Me datën 2 korrik, në media u raportua se një i moshuar nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas mediave, personi në fjalë ishte Musa Kurtolli.

Por familja Kurtolli, përmes një reagimi të dërguar në “Bota sot”, ka shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me raportimin e vdekjes së familjarit të tyre.

Sipas familjes Kurtolli, i ndjeri nuk quhej Musa, por Mustafa, dhe se ai nuk është mbytur në plazh, por se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i sëmundjeve të zemrës, ku Mustafa (Sheqir) Kurtolli kishte pësuar infarkt në zemër gjersa ishte për pushime në Velipojë.

 “Ne familjarët e të ndjerit Mustafa (Sheqir) Kurtolli, 01.08.1944-02.07.2017, kërkojmë nga të gjitha mediat që ta ndalojnë të shpërndajnë lajmin e rremë dhe mos na e shtojnë dhembjen. Familjari quhet Mustafa e jo Musa, dhe ka vdekur nga sëmundjet ishemike të zemrës (sulëm në zemër - infarkt), e jo nga uji. Po ju dërgojmë këtë reagim, duke falënderuar edhe stafin e ambulancës në Velipojë për ndihmën e dhënë familjarit tonë. Falënderojmë publikisht edhe Kadrush Asllanin, Bahtir Ramën, Nazif Jupollin dhe Muratin për ndihmën që i kanë dhënë familjarit tonë”, thuhet në reagimin e  familjes Kurtolli.

Familja ka paralajmëruar edhe padi ndaj mediave nëse e përdorin edhe njehere emrin e familjarit të tyre.

Image
Dokumenti i lëshuar nga Spitali në Shkodër
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat