Mbahet liturgjia e Vidovdanit në Graçanicë

Lajme

Mbahet liturgjia e Vidovdanit në Graçanicë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:24
Në Manastirin e Graçanicës sot është mbajtur liturgjia me rastin e kremtimit të 628-vjetorit të betejës së Kosovës.

Në Manastirin e Graçanicës sot është mbajtur liturgjia me rastin e kremtimit të 628-vjetorit të betejës së Kosovës.

Liturgjia është udhëhequr nga patriarku Irinej. Në këtë liturgji morën pjesë rreth 200 besimtarë nga Kosova dhe Serbia qendrore, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe princi Aleksandar Karagjorgjeviq. Rruga Prishtinë-Graçanicë kontrollohet nga Policia e Kosovës, e cila është vendosur në çdo njëqind metra, si dhe rreth vetë manastirit ku janë vendosur patrulla.  Pas liturgjisë në manastirin Graçanica, patriarku Irinej do të marrë pjesë në shënimin e betejës së Kosovës në Gazimestan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat