Realizohet fluturimi i parë Londër-Prishtinë-Londër me Wizz Air

Lajme

Realizohet fluturimi i parë Londër-Prishtinë-Londër me Wizz Air

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 20:18
Fluturimi i parë Londër-Prishtinë-Londër

Prishtinë, 24 Qershor: Sot, me rastin e fluturimit të parë Londër-Prishtinë-Londër të Wizz Air është mbajtur një ceremoni inauguruese në ambientet e terminalit të ANP “Adem Jashari”.  Wizz Air, e cila është një ndër kompanitë më të mëdha ajrore në Evropë që operon me kosto të ulët, do të ofroj fluturime për në aeroportin Luton në Londër me frekuencë prej dy herë në javë, të marteve dhe të shtunave.

Linja me çmim të ulët do të jetë një zgjedhje e mrekullueshme për Diasporën tonë në Londër dhe qytetet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për udhëtarët që duan të vizitojnë Londrën apo udhëtarët e biznesit. Kjo linjë do të shërbej poashtu për të nxitur turizmin në të dy drejtimet duke krijuar lidhje të rëndësishme për marrëdhëniet tregtare dhe biznesore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Image

Wizz Air është e pranishme në Aeroportin e Prishtinës që nga 7 Prilli i këtij viti, duke ofruar fluturime direkte Budapest-Prishtinë-Budapest, ndërkaq nga sot udhëtarët e ANP “Adem Jashari” do të kenë mundësinë të përfitojnë nga skema e çmimeve të ulëta të biletave për fluturimet direkte për në Londër të kësaj kompanie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat