Haxhiu: Populli votoi kundër Klanit Pronto, ata e duan Albin Kurtin si kryeministër

Lajme

Haxhiu: Populli votoi kundër Klanit Pronto, ata e duan Albin Kurtin si kryeministër

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 20:47
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se qytetarët kanë votuar kundër Klanit Pronto dhe e kanë votuar ndryshimin për Kosovën.

‘PDK është partia e tretë. LDK s’mund të dal kundër prontos pasi kanë shkuar në gjirin e tyre më herët. E rrëzuam qeverinë sepse nuk kishte arsye që të mbahej gjallë kjo qeveri.’, ka thënë ajo në Rubikon.

Ajo ka treguar se po presin certifikimin e rezultateve në mënyrë që të nisin bisedimet me LDK-në, për formimin e qeverisë.

Ndërsa, Haxhiu ka thënë me bindje se çështja e kryeministrit nuk do të diskutohet me LDK-në.

”Qytetarët e kanë votuar më së shumti Albin Kurtin. Ai ka vota shumë më shumë se Avdullah Hoti e Ramush Haradinaj. Çështja e kryeministrit është cështje  e kryer”. ka thënë ajo.

Ndërsa ajo ka theksuar se janë të hapur të bisedojnë me LDK-në, duke shtuar se çfarëdo kërkese të kenë ata, duhet ta diskutojnë drejtpërdrejt, e jo përmes deklaratave nëper media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat