Rizaj: Të sensibilizohemi dhe të mos përhapim panik për lojën “Balena Blue”

Lajme

Rizaj: Të sensibilizohemi dhe të mos përhapim panik për lojën “Balena Blue”

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 00:07
ilustrim

Darsej Rizaj, drejtori i Shkollës Digjitale duke komentuar për lojën e rrezikshme të quajtur “Balena Blue” ka thënë se kjo lojë është përhapur më së shumti si rezultat i mediave globale.

Rizaj në “Ballë për Ballë” ka thënë që duhet të sensibilizohemi dhe të mos përhapim panik për këtë lojë.

“Kjo ka ardhë si rezultat i mediave që e qitën në pah këtë lojë pra mediat globale”.

“Ne si shkollë digjitale kemi qenë të vetëdisjëshm por s’kemi dashur të përhapim  më shumë te fëmijët”.

“Në çdo klasë ka pasur pyetje prej fëmijëve dhe kemi pasur thirrje prej prindërve dhe kemi vendosur të shfaqim një artikull për t’i sensibilizuar”.

“Nuk është vetëm kjo ka lojëra të ndryshme online që mund të quhen të rrezikshme për fëmijët”, ka thënë Rizaj, njofton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat