Selimi: Ne nuk do t’ia bëjmë numrat PAN-it

Lajme

Selimi: Ne nuk do t’ia bëjmë numrat PAN-it

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 22:47
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i duhen partnerë, ndër ta edhe LDK për ta dërguar PDK-në në opozitë.

Selimi tha se PDK mban përgjegjësinë kryesore për keqqeverisje.

Ai shtoi se nuk duhet të ketë krah të luftës dhe jo të luftës, pasi sipas tij, në listën e VV-së janë 20 veteranë të luftës

“PAN nuk i ka numrat dhe ne nuk do t’ia bëjmë numrat. Në asnjë rrethanë nuk duhet të llogarit PAN në asnjë kandidat të tyre. Me sa kam dëgjuar sot edhe LDK nuk do ta bëjë një gjë të tillë dhe shpresoj që LDK nuk do ta bëjë një gabim të njëjtë për t’i ndihmuar PAN-it, i cili brenda 30 dite po nuk e zgjedhi Qeverinë, atëherë PAN-i duhet ta dijë që duhet të lëshojë radhë”, tha ai.

Selimi tha në Tv Dukagjini, se në momentin që PAN nuk mund ta bëjë Qeverinë, presidenti Thaçi duhet ta zbatojë Kushtetutën duke thirr dikë tjetër.

“Nëse Thaçi është i gatshëm të përballet me sheshet, le t’i mat punët e veta”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat