Këto janë arsyet pse koalicioni PAN nuk mund të formojë qeverinë

Lajme

Këto janë arsyet pse koalicioni PAN nuk mund të formojë qeverinë

Nga: H.Orana Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:42

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova që nga sot është në ngërç politik, pasi sipas tij, zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhjen e problemit.

“Kosova prej sot është në ngërç politik, PAN nuk ka shumicën për të bërë qeveri, LDK nuk hyn me PAN e as VV. Këtë e kam paralajmëruar ditën kur ka rënë Qeveria se këto zgjedhje do të prodhojnë ngërçin, por jo zgjidhjen e problemeve”, thekson Burjani.

Burjani thotë më tutje se pasi asnjë parti nuk shkon në koalicion me PAN-in, ose do të ketë zgjedhje të reja ose qeveri teknike.

“Në gjuhën popullore thuhet "luje mac kryet e buallit", ose duhet të kemi qeveri teknike ose zgjedhje të reja ose koalicione që nuk do kërkush me shkue me PAN në koalicion. Kështu bëhet pazari politik në Kosovë, analfabeta e kalkulator tanë kohën, krejt gjërat bëhen nëse, nëse…, e çka nëse askush nuk do të bëjë koalicion me PAN? Atëherë zgjedhje të reja sërish…Kjo klasë politike është e degraduar as nuk duhet të merret kush me ta, interesat e qytetarëve po iu kthehen boomerang”, thotë ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat