Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri, e konfirmon edhe vëllau i tij

Lajme

Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri, e konfirmon edhe vëllau i tij

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 02:31
Lavdrim Muhaxheri

Pjesëtari i organizatës terroriste, ISIS,Lavdri Muhaxheri është vrarë sot gjatë një sulmi kundër Shtetit Islamik në Siri.

Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, Sheukan Koraqi një shok i ngusht i Lavdrimit, i cili kohë më parë ishte arrestuar në dyshimin për terrorizëm.

Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes tani e ka konfirmuar edhe vëllai i pjestarit të ISIS, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat