Misionet e BE-së në Kosovë të shqetësuar për kërcënimit dhe presionit

Lajme

Misionet e BE-së në Kosovë të shqetësuar për kërcënimit dhe presionit

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 10:04
Zyra e BE-se ne Kosove

Misionet e BE-së në Kosovë të shqetësuar për kërcënimit dhe presionit Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherit përfaqësuese e Posaçme e BE-së, EULEX-it dhe misionet e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, kanë mirëpritur deklaratën e lëshuar dje nga shefi i misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Alojz Peterle, si dhe kanë shprehur shqetësimin rreth incidenteve të raportuara të kërcënimit dhe presionit në veri dhe pjesët tjera të Kosovës.

Përveç kësaj, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, të EULEX-it dhe misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin rreth incidenteve të raportuara të kërcënimit dhe presionit, siç janë ato të dëshmuara gjatë ditëve të fundit në pjesën veriore dhe pjesë tjera të Kosovës.

“Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin. Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat