Gazmend Muhaxheri, në Pejë e zhdukëm haraçin e zhvatjen

Lajme

Gazmend Muhaxheri, në Pejë e zhdukëm haraçin e zhvatjen

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 19:03

Kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, në tubimin e mbajtur në kuadër të fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në Pejë, ka thënë se me qeverisjen e tij në këtë komunë, ka arritur që ta zhdukë haraçin e zhvatjen.

“Ne në Pejë para katër viteve e mundëm koalicionin që sot e kemi përballë. Edhe tani fitorja jonë do të nisë në Pejë dhe do të shtrihet në tërë vendin. Ne patëm premtuar se do ta zhdukim haraçin, dhe e bëmë. Premtuam infrastrukturë, dhe e bëmë”, ka thënë Muhaxheri.

Tutje ai është shprehur se Peja e mbështetë kandidatin Avdullah Hoti për kryeministër të vendit. Thotë se LDK e mbanë fjalën sic e mbajtën edhe themeluesit e saj.

“…jemi njerëz të punës, fjalës e të besës. Jemi njerëz besnik sic ishin themeluesit dhe gjithë njerëzit e LDK’së”, ka thënë Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat