Daciq: Kushti për anëtarësim në BE është i padrejtë

Lajme

Daciq: Kushti për anëtarësim në BE është i padrejtë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 16:15
Ivica Daçiq

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian po i bënë padrejtësi Serbisë pasi po ngarkon me kushte shtesë dhe indirekte për anëtarësim.
Ai ka thënë se procesi i anëtarësimit është kushtëzuar me progres të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.

Çështja e rritjes së efikasitetit të procesit të zgjerimit të BE-së është shumë kompleks, thotë Daçiq dhe përfshin një numër të nën-çështjeve të tjera, të tilla si forcimi i bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura nëpërmjet dialogut dhe përmirësimin e potencialit ekonomik për të përmirësuar standardin e jetesës të të gjithë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat