Rikthimi emocionues i të resë që kaloi 3 vite si skllave seksi e ISIS-it

Lajme

Rikthimi emocionues i të resë që kaloi 3 vite si skllave seksi e ISIS-it

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 08:54
Nadia Murad

Aktivistja ezidi Nadia Murad është rikthyer në vendlindjen e saj tre vite pasi u mor si skllave seksi nga militantët e Shtetit Islamik (ISIS).

Aktivistja u rikthye në fshatin e saj në Irak, ku u prit me një ceremoni shumë emocionuese, ku shumë nuk i mbajtën dot lotët.

Nadia Murad u takua me të gjithë forcat e sigurisë dhe banorët. Media ndërkombëtare raporton se ISIS-i ka rrëmbyer më shumë se 7000 vajza dhe gra nga veri-perëndimi i Irakut, për t’i kthyer në skllave seksi.

Murad është një prej atyre që u rrëmbye në vitin 2014 dhe u përdhunua për vite me radhë në Mosul.

Pasi iu rikthye lirisë, aktivistja Murad është propozuar edhe si kandidate për Çmimin Nobel Për Paqe dhe është bërë Ambasadore e vullnetit të mirë e OKB-së.

Ajo nuk i mbajti dot lotët kur vizitoi ish-shkollën e saj në fshat dhe kujtoi se ende janë më shumë se 3500 gra që përdoren si skllave seksi nga militantët e ISIS-it.

“Mendonim se do të na vrisnin si djemtë, por në vend të kësaj na përdhunuan ushtarë të ISIS-it ardhur nga Europa, Arabia Saudite, Tunizia dhe shtetet e tjera”, tha ajo.

Aktivistja tha se në fund të këtij viti do të publikojë edhe librin e saj ku do të rrëfejë përjetimet e saj çnjerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat