Kështu bënte plan Agim Ramadani që ta sulmonte burgun e Dubravës

Lajme

Kështu bënte plan Agim Ramadani që ta sulmonte burgun e Dubravës

Më: 31 maj 2017 Në ora: 11:38
Agim Ramadani

Njëri prej komandantëve të njohur të UÇK-së, madje bashkëluftëtarë i Heroit të kombit, Agim Ramadani, Hafir Hoxha, ka bërë një postim interesant dhe të panjohur deri më tani për planin që kishte UÇK-ja gjatë luftës për lirimin e të burgosurve në Burgun e Dubravës.

Duke bërë thirrje publike për ta votuar Avni Klinakun për deputet në Kuvendin e Kosovës, për të cilin thotë se ka vizion dhe është dëshmuar për veprimtari kombëtare, ish komandanti Hafir Hoxha, në llogarinë e tij në facebook, tregon se gjatë luftës bashkë me komandantin Agim Ramadani dhe bashkëluftëtarë tjerë kishin në planin sulmin e Burgut të Dubravës për lirimin e Ukshin Hotit, Avni Klinakut dhe të burgosurve tjerë shqiptarë që po mbaheshin aty.

Ja postimi i plotë i komandantit Hafir Hoxha:

Për Avni Klinakun, Ukshin Hotin dhe për shumë e shumë veprimtar të tjerë, patriot, intelektual aktivist të devotshëm në çështjen kombëtare, për çlirimin e popullit dhe vendit, gjate vitit 1998 tani më HEROI i Kombi Agim Ramadani, Xhafer Gashi dhe unë Hafir Hoxha si ushtarak të UÇK-së bënim përgatitje operative që të sulmojmë dhe të zëmë rob burgun e Dubravës, t’i çlirojmë ata njerëz tepër më vlerë që ishin aty, rrethanat nuk na mundësuan të bëjmë atë aksion. Tani njëri nga ta z. Avni Klinaku është kandidat për delegat në Kuvendin e Kosovës, ju që më njihni mua më besoni, dhe ju lus të votoni Avni Klinakun numrin 29 sepse parlamenti meriton të ketë njerëz si Avniu në përgjegjësi, për të mirën e popullit dhe vendit tonë. Avni Klinaku ka traditë familjare dhe përvojë të madhe se si mbrohet Kombi dhe vendi. Flm nga ju miq të nderuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat