Vuçiq: Kemi marrë vendim që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës

Lajme

Vuçiq: Kemi marrë vendim që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës

Më: 30 maj 2017 Në ora: 09:08
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri në largim i Serbisë, i cili pas pak ditësh merr edhe zyrtarisht postin e presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Qeverive të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb “Pink”, ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe.

“Asociacioni i komunave serbe është pjesë kyçe e Marrëveshjeve të Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiq nuk merrte vendime, ishte sharmant por nuk merrte vendime. Ne e kemi marr vendimin që të gjithë policët të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic çizme shqiptare të mos vë këmbë në veri të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq në një intervistë në televizionin serb “Pink”, transmeton Koha.

Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me cilindo përfaqësues të palës kosovare në bisedime.

Tutje, ai ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë lindje të fëmijëve serbë në Kosovë, duke shtuar se njerëzit atje po qëndrojnë dhe po ndiejnë se “shteti është prapa tyre”.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të votojnë për Listën Serbe, sepse, sipas tij, “kjo është e rëndësishme për jetën e serbëve në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat