Rrebesh plumbash mbi zyrën e kryetarit Jabllanoviq

Lajme

Rrebesh plumbash mbi zyrën e kryetarit Jabllanoviq

Më: 30 maj 2017 Në ora: 08:38
ilustrim

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të ndërtesës për Punë Sociale, ku ndodhet zyra e kryetarit të komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, si dhe zyra e Partisë së serbëve të Kosovës, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KP bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma rreth orës 22:00 në Leposaviq, ku nga një makinë në lëvizje janë shtënë nga arma automatike mbi 20 plumba në dritaret e këtyre zyreve.

Image
Dragan Jabllanoviq

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se prapa sulmit qëndron grupi kriminal i udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Kryetari Jabllanoviq shfrytëzon këtë zyrë brenda ndërtesës për Punë Sociale që nga viti 2015, për shkak të punimeve që po zhvillohen në renovimin e komunës në këtë qytet.

Ndryshe, Jabllanoviq ishte penguar para disa ditësh nga disa persona që të hyjë në zyrën e tij brenda kësaj ndërtese, me arsyetimin se ka uzurpuar këto hapësira dhe po i pengon punëtorët këtu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat