Uta Ibrahimi, gruaja e parë e Kosovës, në majën e botës Everest

Lajme

Uta Ibrahimi, gruaja e parë e Kosovës, në majën e botës Everest

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 23 maj 2017 Në ora: 15:07
Uta Ibrahimi

“Sot në të gdhirë në 22 maj 2017 në orën 05:05. Ajo e mposhti Everestin. Uta nuk u tërhoq nga moti keq, duke nderuar kombin shqiptar”, shkruan alpinisti Xhim Begeja në rrjetin social Facebook.

Kështu ajo është, duke e bërë Kosovën e saj krenare, shkruajnë mediat në rrjetet sociale. Uta Ibrahimi, një hiker, një e dashuruar me natyrën, atlete dhe shumë më tepër, ambicioze për t'u ngjitur në majën të botës. Ajo bëhet tashmë gruaja e parë nga Kosova, që ka arritur majën më të lartë të botës në malin Everest.

Alpinistët e njohur nga Kosova, mes tyre dhe Uta Ibrahimi, bën historinë e sotme, pasi ata arritën në në të gdhirë në 22 maj 2017 në orën 05:05, majën më të lartë të malit më të lartë në Planetë, për herë të parë dhe duke vendosur aty dy flamujtë, flamurin tonë kombëtar kuq e zi dhe flamurin e shtetit të Republikës së Kosovës. 

Ngjitja e saj në majën e malit më të lartë në botë Everest, 8,848 metra mbi nivelin e detit, e bën atë gruan e parë nga Kosova, dhe shqiptaren e parë për të arritur kulmin e kësaj lartësie me sukses.

Uta Ibrahimi, është themeluese e kompanisë Butterfly Outdoor Adventure me seli në Prishtinë.
Gjashtë vjet më parë, Uta, vendosi të linte punën e saj të marketingut, për të ndjekur pasionin e saj të ri për udhëtimin në aventura rreth e përqark botës.

Më parë, në faqen e saj në llogarinë personale në rrjetin shoqëror Facebook, Ibrahimi, shkroi: Të gjithë ju, të cilët më dhanë mundësinë për të dashur natyrën, më dhatë dashuri dhe inspirim, guxim dhe besim, përmes ekspeditave tona për 6 vjet, ishit ju ata që më së shumti më bëtë për të besuar në ëndrrën time dhe më keni bërë më të fortë ... për ta bërë atë të ndodhë, të arrijë suksesin duke kapur majën më të lartë në botë në malin Everest ".

Lajmi mbi suksesin e alpinistes shqiptare, Uta Ibrahimi, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe në mediat sociale në Kosovë dhe më gjerë.

Ish-Presidentja Jahjaga dhe gruaja e parë Presidente e Kosovës, si dhe Ambasadorja Teuta Sahatçia , Ambasadorja Vlora Çitaku  shkruajtën sot në llogarinë e tyre në Facebook dhe Twitter,  për t'u uruar Uta Ibrahimin: "Urime për këtë moment historik për Uta Ibrahimi, gruaja e parë nga Kosova për të arritur në malin Everest. Krenare me Ju! Proud to You! ", shkruajn ato.

Mali i Everest gjendet në vargun Mahalangur të Maleve Great Himalayas në pjesën jugore të Azisë, në kufijtë midis Tibetit dhe Nepalit.
Ngjitja në këmbë (alpinizëm) e malit më të lartë në botë, është shumë e vështirë. Ekspedita për në majën e Malit Everest zgjat rreth 2 muaj nga fillimi deri në fund, me 18 rrugë të ndryshme ngjitjeje të tij.

Mali i Everest (në gjuhën nepale: Sagarmatha, në atë tibetiane: Chomolangma) arrin lartësinë 8848 metra; gjendet në Azi në Himalajat Lindore, në pjesën kineze të kufirit me Nepalin; emri i malit vjen nga gjenerali anglez Ser Everest, për këtë arsye është quajtur mali i Everestit. Ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me madhështinë e tij botërore! Mbasi Everestit është maja më e lartë malore në botë.

Mali Everest, i cili kap lartësinë 8,848 metra mbi nivelin e detit, është pak më poshtë lartësisë fluturuese të një aeroplani, ndërkohë, është pika më e lartë në tokë, me nivel shumë të ulët të oksigjenit dhe temperaturës më të ulët në planet, ka erëra të forta dhe orteqe të rrezikshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat