Një delegacion nga Kosova Lindore do të vizitojë Tiranën në 20 maj

Lajme

Një delegacion nga Kosova Lindore do të vizitojë Tiranën në 20 maj

Më: 17 maj 2017 Në ora: 22:28
Bujar Nishani në takim me Jonuz Musliun

Një delegacion nga Kosova Lindore do të zhvillojë në 20 maj një vizitë në Tiranë, ku do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Delegacioni me 7 anëtarë do të pritet në takim nga presidenti Nishani në orën 18:00.

Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër mbi gjendjen aktuale poltike dhe ekonomike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Pritet të ketë bisedime dhe të nënshkruhen marrëveshje mes dy palëve mbi kulturën, arsimin dhe tekstet shkollore ,ashtu siç u premtua nga  Nishani gjatë vizitës në mars të këtij viti në Bujanoc e Preshevë, njofton Presheva Jonë.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Riza Halimi, Leme Xhema dhe Shaip Kamberi janë edhe Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së, Ardita Sinani, deputeti Fatmir Hasani si dhe kryetarë të partive dhe këshilltarë të tjerë të komunave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat