Shëndetësia anulon protestën e paralajmëruar për sot

Lajme

Shëndetësia anulon protestën e paralajmëruar për sot

Nga: Bota sot Më: 17 maj 2017 Në ora: 07:24
Ilustrim

(E plotësuar) - Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka anuluar protestën e paralajmëruar më 17 maj para Qeverisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga FSSHK-ja, në të cilin është paralajmëruar një konferencë për media për anulimin e kësaj proteste.

“Kryetari i Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës dr. Blerim Syla dhe Kryetari i Sindikatës së QKUK-së dr. Xhemail Selmani do të mbajnë konferencë për media me temën "Pezullimi i protestës dhe hapat e mëtutjeshëm””, thuhet në njoftim.

Sot do të mbahet protesta publike e punëtorëve të shëndetësisë para Qeverisë

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, do të protestojnë sot në ora 11 para Qeverisë.

Punëtorët shëndetësor do të protestojnë pas vendimit të analizimit të situatës së tanishme dhe pas grevës së përgjithshme të punëtorëve shëndetësor të datës 27 maj.

 “Qëllimet e kësaj proteste konsistojnë me ato të grevës së datës 27 maj, si dhe protestës paralajmëruese të datës 29 marsit, e që janë hedhja në tërësi e Ligjit mbi pagat  meqë i njëjti është diskriminues për punëtorët shëndetësor dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të punëtorëve në draftimin e tij, ngritja e pagave prej 15% në bazë të nevojës dhe kërkesës së të punësuarve në shëndetësi, përmirësimi i kushteve të punës, furnizimi me barna dhe material shpenzues. Kjo formë e shprehjes së pakënaqësive dhe kërkesave tona është zgjedhur me qëllimin e vetëm që presioni mos të bie mbi qytetarët por mbi Qeverinë e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Këshillit  Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat