Presheva padit Serbinë në gjyqin e Beogradit dhe Strasburg

Lajme

Presheva padit Serbinë në gjyqin e Beogradit dhe Strasburg

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:47
Jonuz Musliu

Këshilli Kombëtar i shqiptarëve ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar anulimin e vendimit për fondet për punën e Këshillit për vitin 2017.

 Arsyet e kësaj padie të kryetarit  të KKSH-së  Jonuz Musliu për  “Presheva Jonë” i ka shpjeguar duke thënë se “Lugina e Preshevës vazhdon të  diskriminohet  nga regjimi  i  qeverisë serbe jo vetëm  politikisht dhe ekonomikisht, por edhe në aspektin  finaciar, në veçanti KKSH është   privuar nga fondet të cilat mjete janë e të  BE të derdhura në Beograd, dedikura  perminoriteteve aktualisht  në Serbi…”

Majde Mulsiu për këtë  formë  diskriminimit  me mjete e BE-së  Musliu do t’i drejtohet  me një letër Brukselit  Këshillit Evropian në  Stranzburg.

Këtë  formë  të  diskriminimit të qeverisë serbe e ka dënuar edhe drejtoresha e Zyrtës për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, Suzana Paunovci.

Paunovic duke shprehur shqetësimet  e saj në këtë drejtim thotë se padia nga Presheva, respektvisht nga kreui i KKSH  Musliu pretendon se baza për sasinë e fondeve që janë paguar për Këshillin Kombëtar Shqiptar përdorur rezultatet e regjistrimit të vitit 2011, në gjoja në Serbi jetojnë  5,809 shqiptarë etnikëë!. Këtë  shifër e kontestojnë edhe ndërkombëtarët, të cilët thonë se numri i shqiptarëve për dallim nga pretendimet e Beogradit, është dhjetra herë më i lartë se ai i propagandës dhe manipulimeve serbe.

 “Këshilli Kombëtar Shqiptar pohon se numri i anëtarëve të këtij minoriteti është shumë më i madh, dhe se bojkoti i regjistrimit të vitit 2011 ishte një vendim politik dhe se këto rezultate nuk mund të përdoret si bazë për ndarjen e burimeve” ka shpjeguar znj. Paunoviq për median serbe.

Ajo kujton se rregullorja e Qeverisë në procedurën për ndarjen e fondeve nga buxheti i Serbisë për finanancimin  dhe punën e këshillit kombëtar, e cila është aplikuar që nga viti 2010, ka gjetur se në procesin e shpërndarjes së fondeve nga buxheti i këshillave nacionale të pakicave kombëtare, numri i anëtarëve të pakicave kombëtare do të përcaktohet në bazë të fundit regjistrimi.

Paunovic përkujton se nga viti 2012 në 2016 për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve nga buxheti i Serbisë (kupto Bashkimi Evropian) ndarë 68,328,803 dinarë  dhe në vitin 2017 përcaktuan 13,226,019 dinarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat