Kryeministri serb në largim, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shqiptarët duhet të respektohen dhe jo të nënvlerësohen.
“Unë kurrë nuk i kam nënvlerësuar shqiptarët, ata duhet t’i respektojmë. Por ata po tentojnë ta poshtërojnë Serbinë, e këtë film nuk do të jetë në gjendje ta sheh askush”, tha Vuçiq në Pekin.
Ai duke i komentuar deklaratat e Haradinajt për ndërhyrjen e BE-së dhe SHBA-së në raportin shqiptaro-serb ka thënë se serbët nuk duhet t’i marrin parasysh.
Vuçiq gjithashtu tha se Shqipëria e Madhe nuk do të realizohet, duke e cilësuar si një ëndërr të shqiptarëve.
“Serbët nuk duhet të shqetësohen, pasi asgjë nuk do të mund ta krijojë Shqipërinë e Madhe”, përfundoi presidenti në ardhje i Serbisë.