Lévy: Në Serbi ende ekziston fryma e Millosheviçit

Lajme

Lévy: Në Serbi ende ekziston fryma e Millosheviçit

Më: 12 maj 2017 Në ora: 18:37
Bernard-Henri Lévy

Filozofi i shquar francez, Bernard-Henri Lévy, ka vazhduar me qëndrimet e tij goditëse ndaj estabilishmentit politik në Serbi. Në një intervistë për Al Jazeera, ai ka kritikuar Serbinë se nuk po përballet me të kaluarën e saj kriminale dhe se ka ende Millosheviçin e vet në pushtet.

”Në Serbi njerëzit kanë liri, por Millosheviçi është ende në pushtet: Milosheviç sërish, Millosheviç në minus 20 dhe Milosheviç pa luftë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kryetari serb “saboton ballafaqimin me të kaluarën dhe vajtimet ndaj tmerreve në Bosnjë, spastrimet etnike në Kosovë dhe manipulimet mediale ndaj qytetarëve të Serbisë”.

” Njëkohësisht kryetari juaj pohon të jetë evropian dhe se dëshiron që Serbinë ta fusë në Evropë. Evropianët e luajnë këtë lojë, duke llogaritur edhe Francën, dhe, pa asnjë vërejtje, i marrin për të vërteta këto deklarata”, ka thënë Lévy.

Ai ka shtuar se tash e një shekull ekziston i njëjti perceptim për Ballkanin: popujt rebelë me prirje për luftëra e më pak prirje për demokraci, meritojnë vetëm një padron që i ruan.

Bernard-Henri Lévy, i njohur për kritikat e tij të hapura ndaj politikave nacionaliste serbe gjatë viteve nëntëdhjetë, ka qëndruar së fundmi në Beograd gjatë shfaqjes së filmit të tij dokumentar për betejën e kurdëve kundër Shtetit Islamik.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ai ishte ‘sulmuar’ nga një i ri serb i cili kishte hedhur një tortë në fytyrën e filozofit francez, duke e quajtur madje edhe ‘vrasës’./Konica.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat