Ky është komandanti serb që e udhëhoqi masakrën në Reçak: Ndjehet krenar

Lajme

Ky është komandanti serb që e udhëhoqi masakrën në Reçak: Ndjehet krenar

Më: 12 maj 2017 Në ora: 12:02
Goran Radosavljevi?

Gjenerali i pensionuar i Policisë së Serbisë, Goran Radosavljevic, i cili njihet me nofkën “Guri”, ka thënë për “Vecernje novosti” së në fshatin Reçak është kryer një aksion legjitim policor.

Me 15 janar 1999 është kryer një aksion, siç e cilësoi ai, ‘perfekt’ dhe për të e ‘ka fituar një medalje të artë nga NATO, shkruajnë mediat serbe.

“Nuk ka pasur kurrfarë masakre, as asgjë tjetër qe kishte me u dallue nga lufta e zakonshme. Për ketë dëshmon edhe fakti se ne udhëzuesit e NATO-s për aksione speciale, ky aksion merret si shembull qysh duhet te reagohet ndaj terroristeve…”

Ky gjeneral shton se aksionin e kanë ndjek edhe vëzhguesit e huaj dhe gazetarët.

Radosavljevic thotë se aksioni u krye kur ‘terroristet na i kishin vra katër policë”.

Sipas Radosavljevic, ne mesin e viktimave s’ka pasur civil, vetëm persona të armatosur dhe me uniforma të UÇK-së, që kishin hapur zjarr në ta.

Image
Me 15 janar 1999 është kryer një aksion, siç e cilësoi ai, ‘perfekt’ dhe për të e ‘ka fituar një medalje të artë nga NATO, shkruajnë mediat serbe.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat