Nikoliç: Na shqetëson krijimi i Shqipërisë së Madhe

Lajme

Nikoliç: Na shqetëson krijimi i Shqipërisë së Madhe

Më: 9 maj 2017 Në ora: 15:34
Tomislav Nikoliç

Presidenti në largim i Serbisë Tomislav Nikoliç, në një takim që ka pasur me shefin e UNMIK-ut Zahir Tanin tha se Serbia është e interesuar të vazhdojë dialogun me Kosovën.

Nikoliç u shpreh se Beogradi është i interesuar që për Kosovën të ketë një status neutraliteti. “Serbia është e përkushtuar për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Megjithatë, na shqetësojnë qëllimet e dukshme të disa politikanëve shqiptarë për krijimin e Serbisë së Madhe. Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim, por kanë vetëm ego, atëherë gabohen rëndë. Jemi të gatshëm t’iu japim shqiptarëve në Kosovë, aq sa merr Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Nikoliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat