Gjuriq e ripërsërit: Serbia kurrë s'do ta njohë Kosovën

Lajme

Gjuriq e ripërsërit: Serbia kurrë s'do ta njohë Kosovën

Më: 6 maj 2017 Në ora: 10:40
Marko Gjuriq

Beogradi është i përkushtuar për dialog, stabilitet dhe paqe, ndërsa Kosova, sipas drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, nuk është e gatshëm për një gjë të tillë.

Gjuriq ka thënë, se po rrezikohen të drejtat e serbëve në Kosovë, ndërsa është shprehur, se përgjegjësinë më të madhe për këtë e ka bashkësia ndërkombëtare.

Ai më tutje për mediat serbe ka thënë, se kjo gjendje do të vazhdon deri sa Evropa të reagojë ndaj deklaratave të shqiptarëve që rrezikojnë stabilitetin e rajonit, por më së shumti kërcënojnë Serbinë.

Ndryshe nga pala serbe e cila është e përkushtuar në bisedime, përfaqësuesit shqiptarë në Kosovë për momentin nuk po pëlqejnë diçka të tillë, pasi edhe rasti Haradinaj pati ndikim ku Kuvendi i Kosovës miratojë një rezolutë nga edhe u pezulluan bisedimet, ka thënë Gjuriq.

Më tutje,  ai ka vlerësuar se edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk kanë thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet.

Gjuriq, ka thënë se Serbia përveç normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e saj, por siç ka thënë ai, deklaratat e zyrtarëve kosovarë se një gjë e tillë do të ndodh janë duke u përdorur për punë të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat