Debati LDK- AAK, Arifi: Nuk duhej të reagonte Quni

Lajme

Debati LDK- AAK, Arifi: Nuk duhej të reagonte Quni

Nga: Bota sot Më: 1 maj 2017 Në ora: 19:08
Zyratari i AAK-së, Avni Arifi

Zyratari i AAK-së, Avni Arifi, kishte thënë se pushteti e bazon shpresën në arrestimet që do t’i kryejë Gjykata Speciale.

Ndërsa, një kundërpërgjie ka marrë nga deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Anton Quni.

Quni i është kundërpërgjigjur duke thënë se LDK-ja nuk gëzohet, por as nuk do të derdh lot nëse individë të caktuar hetohen nga Gjykata Speciale.

Pas reagimit të LDK-së, i menjëhershëm ka qenë zyrtari i AAK-së, duke dhënë keqardhjen e tij, dhe duke i thënë se referimi i tij ka qenë për kolegët e tij, pra të subjektit LDK e jo personalisht për të.

Arifi i ka kërkuar Çunit të bëhet real.

Postimi i plotë:

Anton Çuni paska reagu për postimin tim. Çudi pse me reagu Antoni dhe po më vjen keq pse paska reagu Antoni. Po Anton po ta përsëris edhe njëherë se shumë kolegë të tu të ardhmen e subjektit tënd e lidhin me goditjet e gjykatës speciale e jo me vizionin partiak. Mos u bëj jofer Anton kinse spo e sheh e aq më pak se jeni indiferent. Është mirë nganjëherë me vazhdu me heshtë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat